Zvicra nga nesër me masa të reja anti-COVID

Zvicra ka njoftuar për kufizime të mëtejshme si pasojë e COVID-19, që synojnë kryesisht të pavaksinuarit, së bashku me rivendosjen e detyrimit për të punuar nga shtëpia, dhe përsëri duke e bërë testimin falas.

Zvicra do të shtrëngojë masat për COVID në mes të një situate të përkeqësuar në vend, ka njoftuar Qeveria zvicerane.

Masat do të zbatohen nga e hëna, më datë 20 dhjetor.

Sipas masave të reja, certifikata COVID do të kufizohet vetëm për të vaksinuarit dhe të rikuperuarit, ndërkohë që, masat më të ashpra të parashikuara fundjavën e kaluar, që përfshinte mbylljen e plotë të bareve, restoranteve dhe eventevem janë lënë jashtë tavolinës.

Sipas rregullave të reja, vetëm personat e vaksinuar dhe të shëruar do të kenë mundësi të hyjnë në restorante, objekte kulturore, sportive dhe të kohës së lirë, si dhe në ngjarje të tjera.

Klubet, diskotekat dhe baret pa vende të caktuara do të kufizohen për personat e vaksinuar dhe të shëruar, të cilët gjithashtu mund të tregojnë një test negativ të kohëve të fundit.

Qeveria gjithashtu ka rënë dakord të mbulojë kostot e testimit për qëllime të certifikatës COVID. Mirëpo, testimi për udhëtim jashtë vendit nuk do të mbulohet nga Qeveria.

Në anën tjetër, rregullat e hyrjes do të jenë të relaksuara, pasi njerëzit do të duhet të tregojnë vetëm një test në hyrje (ose PCR ose antigjen). Testi PCR mund të jetë i vjetër deri në 72 orë, ndërkaq testi i antigjenit duhet të jetë më pak se 24 orë.

Personat e vaksinuar dhe të shëruar nuk kanë nevojë të bëjnë një test tjetër 4-7 ditë pas.

Takimet private gjithashtu do të jenë të kufizuara. Në ambiente të mbyllura ku është i pranishëm të paktën një person i pavaksinuar, numri maksimal i personave të lejuar është dhjetë. Vetëm njerëzit e moshës 16 vjeç e lart numërohen në këto raste.

Nëse i gjithë grupi është i vaksinuar, kufiri është 30 persona, dhe 50 persona nëse ngjarja zhvillohet jashtë.

Puna nga shtëpia do të jetë sërish e detyrueshme për të gjithë ata që janë në gjendje ta bëjnë këtë.

Operacionet jo urgjente do të shtyhen dhe do të kërkohen maska ​​në shkollat ​​e mesme.

Masat e reja do të jenë në fuqi të paktën deri më 24 janar 2022.