MIQËSIA NË DISTANCË!

MIQËSIA NË DISTANCË!

Tekonologjia informatike gradualisht na i ndryshoj përfytyrimet ! Ardhmëria do të jetë krejt ndryshe nga ajo që e kemi imagjinuar! Komunikimi dhe kontaktet në distancë,lidhja e miqësive virtuale në largësi, me miqët e gjinisë së kundërt që janë në distanca të largëta gjeografike bëhen lidhje më të tepërta se miqësia. Miqësia e vërtet në fjalë nuk është, dhe në zemrën e sinqert miqësia nuk është, ajo është -dashuri! Nuk kam të dhëna për funksionimin e martesave në distancë,por supozoj për të rinjt martesat e këtilla në distancë do të jenë me ndjenja efemere! Duhet në fillim të parashihen pasojat e martesës në distancë, që kriza martesore të jetë e minimalizuar! Të jesh i ri do të thotë të jesh i lumtur, se rinia përpara e ka ardhmërinë,por shpesh ardhmërinë rinia e kërkon në metaversin të cilës realisht nuk i takon. Dëshira e madhe për ta gjetur lumturinë e pritur, shpesh e prishë atë lumturi! Dëshira për të bër diçka të madhe shpesh bëhet një opsesion që njeriun e lidh pas gjërave virtuale që mund të kenë pasoja fatale! Dalldisja e tepërt pas miqësive virtuale shndërohet në shprehi pa qëndrime kritike që mund të sjell probleme të cilat më vonë dalin nga kontrolli! Filozofia e jetës së përditshme se “secili duhet ta jetoj jetën e tij” shndërohet në parabolë me të cilin individi e humb lidhjen me realitin e vërtetë, duke jetuar në botën virtuale! Përmes planeve të rinjtë mundohen të krijojë një ardhmëri të mirë, por këto plane bëjnë që ai ta harrojë të tashmen, prandaj në vend që të veproj logjikisht ai është i hutuar, fatin e kërkon te miqët në distancë! Kështu e ka jeta e digjitalizuar!

-Prof.Muhamet Borova