Tejkalohet edhe pengesa e fundit ligjore në Gjykatën Kushtetuese për Korridorin 8 dhe 10. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, duke shtuar se tani do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka.
“Vendim i madh sot në Gjykatën Kushtetuese për Korridorin 8 dhe Korridorin 10. Edhe pengesa e fundit ligjore në drejtim të realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë u tejkalua dhe tashmë do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka”, shkruan në Facebook mes tjerash Grubi.