Pushteti shkakton të meta mendore

Nëse pushteti do të ishte një medikament me recetë, do kishte edhe një listë me efekte anësore të dukshme. Pushteti mund t’ju dehë. Mund t’ju korruptojë. Edhe Henri Kissinger-in e bëri të besonte se ishte magnetik nga ana seksuale. Por veç këtyre, a është e mundur që pushteti të shaktojë dëmtime në tru ?

Ky artikull në The Atlantic prezanton gjetjet që erdhën nga kërkimet e disa studimeve, të kryera në universitete si UC Berkeley apo McMaster University, në Ontario, Kanada të cilat konfirmojnë atë që dukej me sy të lirë, pushteti të ndryshon, për keq. Ndoshta ka njerëz të cilët janë imunë ndaj kësaj sëmundjeje, por shumica e vdekatarëve i vuajnë njësoj pasojat e pushtetit.

Sipas psikologut David Keltner, i cili ka studiuar sjelljet e njerëzve të pushtetshëm për mbi dy dekada, dhe ka gjetur se njerëzit me pushtet janë më impulsivë, më pak të ndërgjegjshëm ndaj risqeve dhe, kjo është kyçe, të paaftë për t’i parë gjërat nga këndvështrimi i tjetrit.

Sukhvinder Obhi, un neurologue shkencëtar në McMaster University përshkruan diçka të ngjashme. Obhi nuk studion sjelljet por trurin dhe rezultatet e nxjerra nga testet e tij tregojnë se truri i njerëzve me pushtet, krahasuar me njerëzit e zakonshëm, ka probleme me “reflektimin” ato qëi quajme “neuronet pasqyrë” dhe që janë themeli i empatisë te njeriu.

https://www.theatlantic.com/magazine/archive/2017/07/power-causes-brain-damage/528711/