Regjistrohen 342 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.349 testime për coronavirus, ndërsa 342 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 135, Manastir – 35, Veles – 17, Prilep, Kavadar dhe Berovë – 16, Ohër – 15, Kumanovë – 13, Strumicë – 10, Shtip – 9, Koçani dhe Gjevgjeli – nga 8, Shën Nikollë dhe Resnjë – nga 6, Radovishi dhe Vallandova – nga 5, Dellçeva – 4, Gostivari, Kërçova, Negotino, Kriva Pallanka, Probishtip dhe Kratovë – nga 2, Tetova, Struga, Vinica, Demir Hisar, Demir Kapi dhe Dojran – nga 1.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 pacientë të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 348 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 216.670, prej të cilëve 201.017 janë shëruar, ndërsa 7.616 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (3 dhjetor) është 8.037.