ASIM MUSA: MJAFT MË NGUSHËLLUAM VIKTIMAT, DUHET DREJTUAR GISHTIN TE VRASËSIT

MJAFT MË NGUSHËLLUAM VIKTIMAT, DUHET DREJTUAR GISHTIN TE VRASËSIT.

Të gjithë ne që pushtuam rrjetet sociale duke shprehur “ngushellime “për viktimat në aksidentin e radhës , pa drejtuar gishtin te vrasësit , më së paku mbetemi injorantë, hipokritë .
Mjaft më vetëm ngushëllojmë , është koha t’i emërojmë vrasësit .Duhet drejtuar gishtin te vrasësit dhe ata që i ndihmojnë këto.
Ata janë këtu, në shoqerinë tonë, në institucionet tona. Po na vrasin në të gjitha format ,madje edhe në grup, fizikisht.
Nëse ne të gjithë, ashtu siç shperhëm ngushllime masovikisht, qytetarë të thjeshtë, intelektualë, profesorë universitetesh , sociologë , psikologë , gazetarë, juristë e të tjerë, nuk e drejtojmë gishtin te vrasesit , nëse nuk i emërojmë ato , jo vetem që do të na ikë rinia nga “frika”, por vazhdimisht do të na ndodhin aksidente me pasoja fatale , jo vetëm në komunikacion e spitale, por edhe gjetkë.
Ne shqiptarët në rrjetet sociale jemi gjithçka: Juristë, gjykatës, psikologë ,avokatë, mjekë e çka jo tjetër!
Bollë më! Po paguajmë shtrenjtë , shumë shtrenjtë me tragjedi familjare çmimin e paaftësive tona profesionale , e diplomave falco, e drejtuesve dhe funksionarëve dështakë.Asim Musa-mjek