Stankov: Derisa të përfundojë analiza e ADN-së, nuk mund të përcaktohet numri i saktë i personave të vrarë në aksident

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandër Stankov, tha për AIM-n se në vendin e aksidentit të autobusit në Bullgari janë gjetur 44 trupa dhe mbetje të kufomave, të cilat do të ndërlidhen me analizën e ADN-së.

“Derisa të përfundojë analiza e ADN-së, nuk mund të përcaktohet numri i saktë i viktimave. Janë kryer 44 autopsi, por janë gjetur edhe mbetjet e trupave që do të lidhen me analizën e ADN-së. Duhet të presim që këto mbetje të shqyrtohen dhe pastaj do të shohim saktësisht se sa njerëz janë vrarë”, tha Stankov për AIM.

Stankov ka konfirmuar se kur të jenë gati raportet e mjekëve ligjorë maqedonas, të cilët këto ditë ishin në Sofje, ato do t’u dorëzohen autoriteteve bullgare.

Më parë, një zëdhënëse e kryeprokurores së Bullgarisë, Sika Mileva, tha në një konferencë shtypi me zv. prokurorin e përgjithshëm të Bullgarisë Borislav Sarafov se 44 trupa ishin gjetur në vendin e ngjarjes.