Masat që kanë të bëjnë me vaksinimin kundër Covid-19, propozim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive, janë shtyrë për seancën e ardhshme qeveritare, kumtuan këtë pasdite nga MSH-ja. Në përputhje me propozim masat, të gjithë të punësuarit në sektorin publik, vetëqeverisjen lokale, të gjithë institucionet që shkojnë në vend pune duhet të tregojnë vërtetim për të paktën një dozë të vaksinës të pranuar ose të kenë test negativ PCR që do të vlejë të paktën 72 orë, ndërsa do të jetë shpenzim personal. Ata që kanë kaluar virusin do të duhet të tregojnë vërtetim, jo më të vjetër se 45 ditë. Përveç këtyre propozimeve, propozohet që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për të gjithë punonjësit shëndetësor, ndërsa masat duhet të hyjnë në fuqi 10 ditë pasi të miratohen në Qeveri.