Jeta është e shkurtër o ju mërgimtarë !

Jeta është e shkurtër o ju mërgimtarë !

Oh sa i rëndë është vëllezër e motra mërgimi,
Nuk ka peshore që mundë ta peshonë,
Shtohet çdo ditë përmallimi e nuk bën dot asgjë,
Në vendin e huajë e kalojnë jetën,
Në arkivole na këthehen gjithënjë.
E unë këte brengë e kamë patur gjithënjë,
Nga se na hiku rinia thuajë çdo ditë,
Na mbeten nê vendëlindje disa të moshuar,
Pa perspektivë se një ditë do tju kthehen nipat e mbesat e tyre.
Prindërve të moshuar ju dhemb zemra kur ndahen me nipat e mbesat tyre,
Verës e dimrit kur për pushime nga dy javë vinë,
Këta të gjorë prindërit gjithënjë me lot në sy rrinë,
Nga se ikja e rinisë pa kontrollë jetën javë rëndojnë për çdo ditë.
Na mbeten shtëpitë të mbyllura për gjithëmonë.
Unë si punëtorë i arsimit që kalova një jetë,
Rinisë gjithënjë ju kamë thënë me fjalë,
Zoti të ju ruajt nga asimilimi kombëtar.
Nga do që të shkoni gjuhën e traditen shqiptare mos ta harroni .
E di , do të ju marrë malli shumë në fillim,
Do të keni çaste ku do thoni më nuk rrimë dot,
Por e kotê do të jetë kjo dëshirë e juaja.
Pushteti i koruptuar do të jetë armiku më i madhë,
Por ne duhet të jemi togë e bashkë gjithëmonë,
Të kontribojmë për ngritjen e vetëdijes,
Të duan rinia nga mërgimi vendëlindjen tonë.
E mos të bëhet dukuri të thuhet ,ta shtyjmë edhe sot .
Ti mbani mend mirë këto fjalë rinia jonë në mërgim
Kjo plagê ka kohë që na ka rënduar,
Nga koha e prindërve të tuajë,
Qê gjysmën e jetës e kaluan në mërgim,
Edhe pse kurrë vendëlindjen e tyre se harruan
Por vetem në arkivole në moshen e thyerë nga mërgimi u kthyen.
Populli im i dashur e ju rinia në mërgim,
Mos u mashtroni nga pasuria atje që keni,
Nga se koha me pasurinë do bien ndesh ,
Nuk duhet harruar kurrë vendin tuajë,
Se kjo jetë është e shkurtur e dikur ju bëhet vonë.

20.11.2021 Etem Xheladini.