Fatlum Kreka, strugani që shkëlqen në futbollin austriak

Fatlum Kreka sërish po shkëlqen në skuadrën e SV Schwechat Wiener stadtliga (liga e Vjenës). Sulmuesi 25-vjecar me origjinë nga Struga e Maqedonisë së Veriut në 12 ndeshje të sezonit të sivjetmë ka shënuar 8 gola, secili më i mirë se tjetri.

Të premten që kaloi, SV Schwechat deklasoi SC Ostbahn me rezultat 6-0, ndërsa Kreka shënoi dy gola shumë të bukur. Skuadra e tij SV Schwechat renditet në vendin e pestë me 25 pikë, 10 më pak se lideri SR Donaufeld.

Në intervistën tonë, Kreka ka folur gjërë e gjatë për karrierën e tij, sukseset, pengjet, synimet në të ardhmen e të tjerë.

Moment nga intervista: Arijan Sulimani (majtas), Fatlum Kreka dhe Luan Kreka (babai i futbollistit)

-Para se te na tregoni se si ka nisur karriera juaj, a po na thuani se kush është Fatlum Kreka? Një letërnjoftim të shkurtër tëndin?
Fatlum Kreka: Unë jam Fatlum Kreka. Jam 25 vjec. Jetoj dhe jam rritur në Wien, por prejardhjen e kam nga Struga e Maqedonisë Veriore.

-Si dhe kur filluat të merreni me futboll. Kush të shtyri të merreni me këtë sport. Cili ishte klubi yt i parë
Fatlum Kreka:
 Me futboll kam filluar të merrem nga mosha e vogël. Në moshën 11 vjecare fillova te ekipi i FAC/Wien. Ishte dëshira ime e madhe e imja për futbollin dhe dëshiroj që karrierën time ta përfundoj në futboll.

-Sa jeni i kënaqur me sukseset e tua të deritanishme. A mendoni se keni mundur të arrini më shumë se kaq?
Fatlum Kreka:
 Gjatë karrierës time kam pasur momente shumë të bukura, disa nga ato mund ti cek: në moshën 17 vjecare kam dal kampion në ligën e futbollit të Vienës me FAC-in, pastaj me skuadrën e Mannsdorf.sv dolëm kampion në ligën e Austrisë së Poshtme, me FAC u bëmë kampion në ligën Regjionale Lindore. këtyre sukseseve ia shtojë edhe golat e shumtë që i kam shënuar. Unë besoj se me angazhimin dhe disiplinën time mund të arrijë më shumë suksese, nëse më jepet mundësia.

-Luani në repartin ofensiv, sa gola keni shënuar deri tani, dhe a mund të veconi ndonjë prej tyre?
Fatlum Kreka:
 Statistikat tregojnë se nga 430 ndeshje të luajtura kam shënuar 104 gola. Në këtë sezon nga 12 ndeshje të zhvilluara kam shënuar 8 gola. Mund të vecoj golin, i cili u publikua në faqen e sportit 433, i cili për një javë kishte mbi 2 milion klikime.

-Cilët janë ambiciet e klubit ku po luani aktualisht për këtë edicion. Sa jeni të kënaqur me rezultatet momentale? A janë realizuar pritshmëritë e drejtuesve të skuadrës?
Fatlum Kreka:
 Ambiciet e klubit janë që të kthehen në ligën Regjionale, ku ishin para dy viteve.

-Cilët janë synimet tua në vazhdim të karrierës tënde?
Fatlum Kreka:
 Synimet janë të luaj në një nga Ligat e Evropës.

-Çka të ka mbetur peng në karrierën tënde të deritanishme?
Fatlum Kreka:
 Peng më ka mbetur që se kam bërë hapin të luaj jashtë shtetit  austriak.

-Kush është Fatlum Kreka jasht futbollit? Me çka merret?
Fatlum Kreka: 
Jasht futbollit jam njeri familjar dhe i shoqërueshëm.

-Sa e keni përkrahjen e familjes?
Fatlum Kreka:
 E gjithë familja më mbështesin për cdo gjë. Edhe në momente të vështira më kanë dhënë energji gjithmonë për të ecur përpara.

-Dhe, në fund, pak për kombëtaren e Austrisë. A mendoni se përmes play-off-it mund të kualifikohet për në kampionatin botëror të futbollit Katar 2022?
Fatlum Kreka:
Austria ka lojtarë shumë të mirë. Unë besoj se me pak fat mundë të kualifikohen në botërorin e radhës.