Zgjerimi i shumicës parlamentare dhe ndryshimi i kabinetit qeveritar përfshirë edhe kryeministrin nuk mund të përfundon para fundit të muajit dhjetor. Referuar afateve Kushtetuese, nga dorëheqja e Qeverisë deri te zgjedhja e përbërjes së re qeveritare nevojiten të paktën 40 ditë. Si fillim, propozimi i mandatarit të ri dhe ndryshimi i kabinetit qeveritar e dërgon Qeverinë në dorëheqje. Kushtetuta sanksionon procedurat të cilat duhet ndiqen për zgjedhjen e mandatarit të ri, përkatësisht të Qeverisë së re. Kësaj procedura i paraprinë dorëheqja e kryeministrit. Sipas nenit 93 të Kushtetutës, nëse kryetari i Qeverisë paraqet dorëheqje, dorëhiqet e gjithë Qeveria. Pas konstatimit të dorëheqjes, Kuvendit i hapet rruga për të njoftuar Presidentin i cili ka afate deri kur duhet ti jap mandatin kandidatit i cili siguron të paktën 61 nënshkrime.