TREGIM
Edhe i vdekur u shkaktoj dhimbje
Sipas dëshmitarit të të gjitha ngjarjeve, gati të një jete të tërë, në katundin DO, u plasi festa e madhe me rastin e vdekjes së shkaktarit të të gjitha tragjedive. Jo për të ngritur lartë figurën e të vdekurit, as për nder dhe respekt të tij, por për hir të së vërtetës që shpëtuan nga të këqiat ndër vite. U tha se, përherë të parë dielli ndriti katundin pa patur edhe një të vetmen re mbi qiell. U tha gjithashtu se, çdo gjë filloj të frymoj lirshëm brënda dhe jashtë katundit. Frika filloj të largohet nga konturet shtëpive, nga oborret e gardhuara dhe nga bahçet me mollë e kumbulla të zeza. Pemëve me fruta u ishte futur frika deri në palcë dhe nuk guxonin as edhe t`i rrëzonin përdhe. Çdo zhurmë krijonte mundësinë për të ardhur deri tek më e keqeja. Por tani që veshët e të vdekurit do kalbeshin ndër dhe, mollët e tepërta të pemëve do pikonin pa frikë. Edhe muret e larta do hidhnin vallen lirshëm.
…Jeta u duk se mori hov përsëri në katundin me halle të shumta. U ringjall i tëri, siç ringjallet bari i tharë nga një vesë shiu. Të gjithë menduan se shpëtuan nga e keqeja, nga zia, nga zilia e keqbërësit që, tani vdiq.
Por një dite…
(Këtë pjesë të tregimit do ta lë për në fund, tha rrefyesi i tregimit, Minir Ismaili)
- Tani do të hidhem tek fillimi i ngjarjes:
- Të gjithë e dinin se kush ishte, ”Gjeneral mustaqeja”, që u shkaktonte të këqiat katundarëve të vetë.
Përfaqsuesit e lagjeve u tubuan për të diskutuar mbi situatën e vështirë që po kalonin. Rrinin të gjithë në këmbë se nuk kishin karrige për t´u ulur. Vëndtakimi ishte diku jashtë katundit. Ata i hapnin sytë edhe më shumë se ç´duhej meqë ishte natë dhe shikimi ishte i ngushtë. Pastaj, ”edhe ferrat kanë veshë”, dhe egzistonte rreziku qe fjalët e tyre dikush t´i dëgjonte. - Ta vrasim! tha njëri nga burrat e mbledhur në vëndtakimin larg katundit.
- …Dhe pastaj ta groposim thellë që të mos e gjej njeri! tha tjetri, një burrë i gjatë e i hollë si Osten.
- …Këtij nuk duhet t´i dihet as varri. Edhe i vdekur do na bëj bela! tha, një i tretë që i kishte ardhur shpirti në majë të hundës, dhe që nga pamja fizike dukej i torturuar.
- …Na ka shkaktuar dhimbje të pa numërta sa që, ”as macja nuk i mbanë në bisht”, tha, burri që kishte organizuar tubimin e fshehtë që, në dorë mbante një shkop thane si për siguri nga qentë endacakë.
Biseda vazhdoi deri vonë pas mesnate dhe mbaroi pa ardhur në një përfundim se, si të shpëtonin nga e keqeja që u kishte zënë rrugën në çdo hap të tyre.
Tragjedia vazhdoi ta mbaj të mbyllur katundin. Liria dukej shumë larg.
Tek shtëpia dykatëshe prej guri e Ilas Rrokut pas mesit të natës afër më të gëdhirë, pa paralajmërim, u fut brënda Milicia. Nuk la pa shëmbur as gjë. I derdhi edhe enët e kuzhinës, edhe në magjen me miell i futën hundët e ndyra. Kërkonin armë. Të gjithë e dinin se vepër e kujt ishte kjo intrigë e shëmtuar.
”Gjeneral mustaqeja”ishte e keqja e katundit. Përderisa ai të ishte i gjallë, katundi nuk do merrte frymë lirshëm.
Ilas Rroku u lëshua nga paraburgimi pas një jave. Plagët e shumta dhe të rënda e detyruan familjen që, Ilasin ta fusnin në lëkurë të deles për të mbetur i gjallë.
Të gjithë flisnin mes veti për çdo të keqe që i ndodhte katundit. Flisnin edhe gardhinjtë, edhe uji i përroit, edhe gjethet e pemëve, mdhe era me shiun…Por askush nuk gjeti një mënyrë se si të flaknin të keqen që u ishte ngjitur si një ujshujzë dhe u pinte gjakun ngadalë.
Një nate vonë, shumë vonë… sa kishte pushuar shiu nga qielli i nxirë, u duk një flakë e madhe sipër katundit që sinjalizonte drejt shtëpisë së ”Gjeneral mustaqes”. I tërë katundi u lëshua në drejtim të zjarrit me shpresë për të parë se si digjej brënda saj edhe ”Gjenerali”. Asnjëri me veti nuk kishte marrë as edhe një kofë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Kur arritën në krye të katundit, panë vetëm flakën e madhe që kishte kapluar mullarin e vjetër me bar. - Edhe kësaj rradhe asgjë! tha, një i moshuar në mes të turmës së njerëzve të mbledhur për të parë sehir. Të gjithë u kthyen të zhgënjyer nëpër shtëpitë e tyre.
- Të nesërmen Milicia arriti në vendngjarje dhe me vete shoqëroj tre banorë që ishin në listën e të dyshuarve për zjarrvënie të qëllimshme. Nga plagët e brëndëshme e të padukshme që kishin marrë këta tre të dyshuar, nuk arritën të vënë as edhe nga një argat tërë verës.
Dimri me borën e madhe dhe shirat e pa ndërprera në vjeshtë nuk ishin e zeza e vetme më e madhe e katundit se sa që ishte vetë ”Gjeneral mustaqja”.
Vuajtjet vazhduan…Përsëriteshin sikur të mos kishin një fund të caktuar. Zgjidhje nuk u gjind asnjëherë. Ishin nënat dhe gratë e të rrahurve dhe të të burgosurve që mallkonin ”Gjeneral mustaqen”. I drejtoheshin zotit që t´ia merrte shpirtin më shpejtë. Por zoti siduket kërkonte edhe ndihmën e tyre.
Shirat e vjeshtës dhe bora e dimrit vazhduan misionin e tyre edhe përkundër dhimbjeve që u shkaktonin katundarëve. Mallkimat e grave nuk u ndaluan asnjëherë. Ato kërkonin hakmarrje ntë pa mëshirshme. Por si? – As ato nuk e dinin!
Ishte një ditë vjeshte. Ditë e zakonshme si gjithë të tjerat. Por kjo ditë kishte brënda saj një të veçantë.
Nga një sëmundje fantazmë u shtrua në shtrat ”Gjeneral mustaqja”! Lajmi u përhap shpejtë në tërë katundin. Era e malit e përhapte atë në çdo shtëpi, herë nga dyertë e hapura, herë nga dritaret e harruara. Në shtëpin e tij nuk u drejtua asnjë njeri për ta parë e për t´i dhënë kurajo familjes. Të gjithë prisnin që sa më shpejtë të vdiste. Gjallëria e ditës në mbrëmje gllabërohej nga heshtja e natës. Frika nuk ishte zhdukur ende në tërësi. Ajo egzistonte si një hije në çdo skaj dhe në çdo rrugicë. ”Gjenerali” ishte i gjallë, edhe pse i shtrirë në dysheg. Njerëzit kishin frikë edhe nga hija e tyre kur i paraqitej në dritën e hënës. Të gjithë e prisnin vdekjen e tij, sic prisnin edhe festën e ”Shën Gjergjit”. Por ja që pritja po zgjaste si shumë dhe ”Gjeneral mustaqja” nuk vdiste. Atë nuk e merrte as vdekja.
Shiu binte se ishte vjeshte. Një i afërt i familjes së ”Gjeneralit” trokiti nëpër dyertë e përfaquesve të lagjeve.
”Gjenerali kishte një dëshirë për të lënë para vdekjes. Të ftuarit do takoheshin tek shtëpia e ”Gjeneralit”.
Të gjithë shkuan me të shpejtë, me shpresë që të përshpejtohej vdekja e tij. Shiu ishte i vetmi që vajtonte vdekjen e tij që pritej të vinte! Era që frynte nga mali, përplaste shiun në dritaren ku rrinte i shtruar, ”zullumqari”, siç e quanin katundarët. Pasi të gjithë zun vend në konakun e madh, ”foli Gjenerali” si me gjysmë shpirti: - Mirësekeniardhur!
Meqë asnjëri nuk iu përgjigj përshëndetjes, ndërhyri ”Gjenerali” me zërin e tij të rënduar për të thyer monotoninë: - Keni të drejtë të më urreni! E pranoj që kam bërë shumë të këqia! E di që shpirti im do mbaroj në ferr. Por para se ta lëshoj këtë botë, kam një dëshirë të madhe që ju, përfaqsuesit e lagjeve, të ma çoni në vënd. Nëse kjo dëshirë e imja nuk plotsohet, katundi nuk do gjej kurrë qetsi!
Përfaqsuesit e lagjeve u shikuan me njëri tjetrin, si macja me miun, dhe për të mirën e katundit dhe katundarëve, vendosën që ta pranonin dëshirën e tij. - Ta dëgjojmë tha, përfaqsuesi më i vjetër!
– Dua që, pasi të vdes, të më lidhni për qafe me këtë litarin që kam pranë meje, të cilin edhe ua tregoj të gjithve.
– … Dhe me këtë litar të më tërhiqni zvarrë nëpër të gjitha lagjet e katundit. Pastaj të më varrosni me litarin për qafe, por me një kusht që, litarin të ma lini të varur edhe jashtë varrit. Përfaqsuesit e lagjeve u konsultuan ndërmiet veti dhe vendosën ta pranonin dëshirën e tij. kjo gjë u pëlqeu shumë edhe vetë përfaqsuesve të lagjeve. Për ta, kjo do ishte një lloj hakmarrjeje.
Të nesërmen pushoj së rrahuri zemra e ”Gjeneral mustaqes”. I tërë katundi, gra e fëmij, pleq e plaka kishin dalë për të parë ”zullumqarin” të varur në litar. Një rast vdekjeje me një dëshirë të pazakontë. Në vënd që të derdheshin lotë hidhërimi, në katundin ”DO”, rridhnin lotë gëzimi.
U varros ”Gjenerali” sipas dëshirës që deshte!
Ditë gëzimi përjetonte katundi ”DO”. Frika u largua me shiun që pushoj dhe qetësia erdhi me erën e freskët të natës. Katundi filloj të gjallërohet edhe natën dhe jo vetëm ditën. Hija e frikshme që i ndiqnte nga pas, u zhduk me paraqitjen e hënës e plotë të asaj nate. Çdo gjë frymonte lirshëm si një mushkëri e shëndosh.
Kaluan disa ditë dhe të gjitha të këqiat u harruan shpejtë. U harruan vuajtjet, rrahjet, torturat, gjobitjet, pa edhe burgosjet. Të gjitha morën fund. Të paktën kështu u përjetuan ditët epara të lirisë së plotë.
Vdiq”Gjeneral mustaqja”! Me veti i mori edhe të këqiat, edhe litarin, kështu thoshin shumica e katundarëve.
Një mëngjes, një patrullë Milicie kaloj edhe pranë rrugës së varreve. Njëri nga milicët e pa litarin e varur jashtë varrit të ”Gjeneral mustaqes” dhe urdhëroj të tjerët që të shkonin tek varri.
– Tërhiqe, i thotë milici me grade të lartë një tjetrit!
– Nuk del, është nga thellsia e varrit!
Të nesërmen eskavatori hapi varrin dhe u konstatua se, ”Gjeneral ustaqja” ishte egzekutuar me varje. Vdekja nuk e kishte marrë në mënyrë natyrale. U arrestuan me dhjetra të rij e të vjetër. U rrahën e u torturuan deri në alivanosje. Dhe pasi mori fund edhe ky akt i shëmtuar i gjyqsisë, u mblodh paria e lagjeve për të diskutuar pasojat. Fjalën e mori më i vjetri dhe më me përvojë që, vinte nga lagja e poshtme: - Të dashur katundarë, derisa qe gjallë, ”Shpirtëhumburi, zullumqari, ”Gjeneral Mustaqja”, e hoqëm pirrën e zezë.
- Nuk pam ditë të bardhë thuaj, tha, një tjetër duke ia ndërprerë fjalën! Më i vjetri e mori fjalën përsëri dhe vazhdoi:
- Mirë që derisa ishte i gjallë vuajtëm njëmijë e njëqind të zeza, por edhe i vdekur në varr nuk na la të marrim frymë të qetë!
Shkruar nga Poeti Strugan (I.Abedini)
Nëntor/2021