Ty do të këndoj
Krenari është të jesh poet i vendit tënd
T’i këndosh traditës me gajde e çifteli
Të zgjosh ëndërrën e të bukurit vend
Që edhe bota që na vodhi na e ka zili…
Më shani po deshët, botës nuk dua t´i këndoj
Bukurive të tyre hymnin nuk do t´ia lartësoj
Nuk ma thotë zemra shfrytëzimin ta legalizoj
Kur e di që ajo botë kulturën nga ne e ndërtoj…
I varfër linda dhe do rroj, i varfër dua të shkoj
As për kryq e as per hënë shqiponjë s’ndërroj
Për krah popullit tim si përherë do të qëndroj
Kudo që unë të jetoj tek ty nënë dua të mbaroj…
Poeti Strugan(I.A)
2021