Natyra Malo nga Ladorishri i Strugës shkëlqeu në Kupën e Maqedonisë së Veriut në Atletikë, për U16, duke rrëmbyer kupën e kampiones, informon Struga Ekspres.
Anëtarja e Klubit të Atletikës “Drini” nga Struga, Natyra Malo edhe njëherë shkëlqeu në 100m duke u radhitur e para dhe duke përmirësuar dukshëm rekordin e saj.