Regjistrohen 469 raste të reja me koronavirus

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3296 testime të realizuara, 469 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 375 pacientë të shëruar, ndërkaq, 13 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.