Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se për 28.5% është rritur numri i rasteve të reja në dy javët e fundit, ndërsa numri i personave të hospitalizuar është rritur për 15%.
“Kjo rritje mund të thuhet se është e pritshme nëse e krahasojmë me valët e kaluara, përqindja e personave të hospitalizuar është zvogëluar”, tha Filipçe.
Ai shtoi se momentalisht ka 518 pacientë të hospitalizuar që është 6.4% e rasteve aktive.
“Te popullata nën 18 vjet ka 1.068 raste aktive me coronavirus”, u shpreh Filipçe.