Struga nuk është më qytet i poezisë, por i bastoreve, shprehen struganët për numrin e lartë të objekteve të tilla që hapen përditë në qytetin e tyre. Ato shpesh hapen edhe në afërsi të shkollave. Banorët janë të shqetësuar për këtë fenomen.
“Struga nuk është më qytet i poezisë, por qytet i bastoreve. A ka shumë? Shumë. Janë kudo. Mund të shihen. Cilat gjenerata shkojnë? Të gjithë. Nga më i madhi e deri tek më i riu. Çfarë të bëjmë, kjo është”.
Sipas një ankete të fundit të kryer nga një grup aktivistësh, 95% e banorëve të Strugës besojnë se ligji nuk respektohet dhe se persona nën moshën 18 vjeç i vizitojnë objektet e këtilla.
Ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit kanë ngecur në procedurë parlamentare kohë të gjatë. Ndër të tjera, ishte planifikuar që këto objekte të zhvendoseshin të paktën 500 metra larg institucioneve arsimore dhe fetare. Rezultatet e sondazhit tregojnë gjithashtu se 96% e të anketuarve besojnë se lojërat e fatit kontribuojnë në rritjen e krimit dhe varfërisë.
Miki Trajkovski