Një poezi në kujtim të Profesorit të ndjerë Strugan, Xhevat Gega – nga Poeti Strugan(Ibrahim Abedini)

Një poezi në kujtim të Profesorit të ndjerë Strugan, Xhevat Gega
Shkruar nga Poeti Strugan(I. Abedini)

Një yll drite për mbi strugë

Kur mbi kokë zjarr e tym na dilte
Dhe po shuheshim si thëngjilli
Kur çizma maqedone na shkilte
Në Strugë lulëzoj një lule prilli…

Kur na digjte prushi ndër këmbë
Kur na humbi e fundit kambonarja
Dhe na dridheshin këmbë e dhëmbë
Nga Prof. Xhevati na erdhi abetarja…

Sa gjenerata të së ardhmes trimëroj
Në katedrën e gjuhës shqipe triumfoj
Kultura e tij studentë ngriti, edukoj
Gjuhën dhe letërsinë shqipe gjallëroj…

Në një kohë kur të gjallë të shtinin në varr
Ti nuk u nënshtrove as u bëre një kirenar
Ishe bir Strugani i pa vdekshëm shqiptar
Ndaj edhe do mbetesh një yll mbi lapidar…
Poeti Strugan