“STRUGANI” PROF DR. XHEVAT ISMAIL GEGA – NJË GJYSMË SHEKULLI JETË DUKE KALITUR GJENERATA”

Nga Prof. dr. Nebi DERVISHI

“STRUGANI” PROF DR. XHEVAT ISMAIL GEGA – NJË GJYSMË
SHEKULLI JETË DUKE KALITUR GJENERATA”

Në plejadën e arsimtarëve shqiptarë që iu përkushtuan arsimit të gjeneratave të reja, jo vetëm në Strugë e rrethinë, por edhe më gjërë, këtij profesioni që jo rastësisht merret si një profesion fisnik e humanë, është edhe Strugani Prof. Dr. Xhevat I. Gega, i cili plot 40 vjet, deri në momentin e pensionimit, (tetor 1996), duke mos kursyer mundin dhe veprimtarinë, tërë aktivitetin punues e shkriu për arsimin e brezit të ri.
Pas Luftës së Dytë botërore, Struganët kanë dhënë një kontribut të çmuar në përhapjen e dijes dhe arsimit në mesin e popullsisë shqiptare nëpër fshatra dhe qytete të Maqedonisë. Ato, pa dyshim dhe hezitim, largë familes, janë përkushtuar arsimit të shumë gjeneratave, ku ndihej mungesa e mësuesve vendas. Sipas të dhënave të dokumentuara historike, Struga, Ohri e Dibra, kanë dhënë një ndihmesë të çmuar në arsimin e popullit shqiptar në trevat lindore. Sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, numri i arsimtarëve shqiptarë nga qytetet e Strugës, Ohrit e Dibrës që kanë shërbyer ndër vite në viset e tjera shqiptare të trevave lindore ka qenë mbi 200, të cilët janë angazhuar në vendbanimet shqiptare nga Mexhitlia në jugë Manastirit, e deri në Tabanovcë, në veri të Kmanovës. Në mesin e këtyre mësuesve pishtarë e veteran ka qenë edhe strugani Prof. Dr. Xhevat Gega.
Prof. Xhevat Gega lindi në Strugë, më 30 maj 1934, në një familje qytetare me taban kombëtar dhe arsimdashëse. Shkollimin fillore e kreu në qytetin e lindjes, në Strugë, në Shkollën pesëvjeçare “Kongresi i Manastirit (1941-1944). Edhe shkollën shtatëvjeçare e kreu në Strugë, në Shkollën “Liria” në vitet 1945-1948., ku së bashku me shumë nxënës të tjerë patën fatin të kenë pedagogë si: Xhaferr Narazani, Zuhdi Kajanakun, Myfyt Sinojmerin, Enver Palluuqin, nga SHqipëria, si dhe Sami Shehun, Avni Selamanin, Xhevat Shashkon, Refik Palloshin, Hysen Kaleshin etj.
Fill pas mbarimit të Shtatëvjeçares në Shkollën “Liria” në Strugë, në shtatorin e vitit 1948, u regjistra në shkollën Normale “Nikolla Karev”, paralele në gjuhën shqipe në Shkup, si gjenerata e dytë me radhë . Kjo shkollë ishte hapur ekskluzivisht për fëmijët maqedonas, të cilët kishin më shumë paralele në një vit shkollor. Në vitin 1947, u hap paralelja e vetme në gjuhën shqipe, dhe në vititn 1948 edhe e dyta, që ishte gjenerata e cila kishte gjithsej 18 nxënës: katër nxënës nga Shkupi, tre nga Gostivari, 2 nga Kërçova, 7 nga Struga (Xhevat Gega, Nexhat Mustafa, Petrit Bauta, Alinaxhi Sulo, Muhamer Vishku, Abduladi I. dhe Mehmet Berberi
Për shkak të nevojës së madhe për kuadrin arsimor, Normalja atëherë ishte tre vjeçar, kështuqë kjo gjeneratë atë e kreu në vitin 1951, në Tetovë dhe i takon gjeneratës së parë të Normalistëve që u diplomuan në Shkollën Normale “Liria”. Sipas kujtimeve të shokëve të gjeneratës (prof. Mahmut Hysa , prof. Masar Kodra, Prof. Nexhat Mustafa, etj), prof. Xhevat Gega ka qenë ndër më të mirët, i shkëlqyeshëm në sjellje e në mësime në gjeneratën e dytë, i cili me përkushtim iu rrek detyrës së shenjtë të arsimit të gjeneratave.
Me prof. Xhevatin takoheshin shpeshë gjatë muajve të verës, në kohën e pushimeve. Duke pirë kafenë, ai shpaloste kujtimet për këtë perudhë të jetës së tij. Fjalët e tij ishin plot dashuri sidomos për vitet e para, pas kryerjes së Normales, ku do të ndalemi në veçanti në fund të kësaj kumtese modeste, për punën e tij në Shkollë Fillore në Kishavë në rrethin e Manastirit dhe në shkollën Fillore “Fejzi Vinca” në Veleshtë të Strugës , në vitet 1951-1953.
Dëshira për zgjerimin e njohurive, e shtyn prof. Xhevatin që të ngjitet edhe më shkallëve të ditrisë. Kështqë në vitet 1953-1957, është student i albanologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd. Pas diplomimit emëroht profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Shkollën Normale “Liria” (më vonë “Zef Lush Marku”), në Shkup ku punoi gati një dekadë të tërë.
Një kohë, si i rregullt apo i jashtë, prof. Xhevati ka ushtruar edhe detyrën e redaktorit të gjuhës shqipe për gazetën “Flaka” që ishte e përjavëshme dhe emisionet në gjuhën shqipe të Radio Shkupit.
Gjatë kësaj periudhe këto dy redaksi vendosin t’i bëjnë hgapat e para drejt zbatimit në prakti të gjuhës së njësuar shqipe, edhe pse drejtëshkrimi ende ishte në fazën e projektit. Në këtë fushë Prof. Xhevati dha një kontribut dhe angazhim të palodhshëm dhe ishte pjesëmarrës të Konsulatave të Prishtinës, si dhe pjesëmarrës në hartimin e ortografisë së gjuhës shqipe, që shërbeu mjaftë për periudhën tranzitore e përkohësisht deri në vitin 1972, kur u mbajt Kongresi i Drejtëshrkimit në Tiranë, pjesëmarrës i të cilit ishte edhe profesor Xhevati.
Në vitet 1969-1974, punoi si profesor i letërsisë dhe i teorisë së letërsisë, e pas kësaj deri në vitin 1978 kryeredaktor i Redaksisë së “Flakës së Vëllazërimit”.
Në peridhën prej janarit të vitit 1979 e deri në momentet e pensionimit ( tetor 1996), prof. Xhevat Gega ishte profesor i historisë së letërsisë shqipe, pranë Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin “Qirili e Metodi”, në Shkup, në ç‘kohë disa herë ka qenë edhe shef i Katedrës. Angazhimi i Prof. Xhevat Gegës nuk ishte i kufizuar vetëm në punën e profesorit, por, ai është marrë edhe me përpilimin e një varg teksteve mësimore për shkolla fillore e të mesme, si dhe autor i më se 130 njësive bibliografike të botuara nëpër revista dhe gazeta.
Pas daljes në pension, pushimet e verës i kalonte në vendlindje, në kasabanë e Strugës, siç e quante dikur Dr. I Temo. Shpesh herë takoheshin dhe kuvendonin gjërë e gjatë për shumë çështje. Një herë më kujtohet se u takuam në gushtin e vitit 2011. Duke pirë kafe në një lokal buzë Drinit të Zi, zhviluam një bisedë të gjatë rrethë angazhimit të tij të shumëanshëm, për punën në arsim që filloi në kohën kur në Maqedoni ndihej me të madhe mungesa e kuadrit arsimor shqiptar. Për kryerjen e Normales “Liria”- në Tetovë- Shkupë, fidanishtja e kuadrove që ishin në shërbim të misionit të shenjtë, për angazhimin e tij për gjuhën e njësuar shqipe, për aktivitetin e tij edhe në fushën e gazetarisë e publicistikës, në përpilimin e teksteve mësimore për shkollat fillore e të mesme etjj.
Pasi dëgjoi pyetjen e radhës, prof. Xhevati nisi evokimin: “… Në Qeshorin e vitit 2011 mbushën plot 60 vjet kur nga Shkolla Normale “Liria” e Tetovës dolën maturantët e parë të një institucioni në vete e të pavarur nga të tjerët, siç ishin maturantët para nesh, të vitit shkollor 1949/50, që diplomuan si paralele e veçantë pranë shkollës Normale “Nikolla Karev” në Shkup. Është një kohë tepër e largët për të përkujtuar në detaje ngjarjet e shumta që përjeton njeriu, në një kohë të caktar, aq më tepër që ajo kohë ishte e ngatërruar me probleme të shumta të formimit të shtetit, të shpërmblimit objektiv dhe real të atyre që morën pjesë në vitet e luftës antifashiste, të ndërtimit të marrdhëieve ndërnacionale, në prioritet që duhet të përcaktohen për këtë apo për atë etnitet, në rrugën që duhej të trasohej për perspektivën e afërt e të largët të parullave që u fetishizuan dhe u bënë të paprekura e të pacënueshme, aq sa u saknkcionuan me ligj si të dënueshme, siç ishin: vëllazërim- bashkimi”, “barazia nacionale”, ndërtimi i socializimit”, “Zhdukja e kulakëve për përfitime para e gjatë luftës”, “sekuestrimi i pasurisë së tregëtarëve”, ndërtimi i institcioneve të sistemit socialist”, “Kolektivat bujqësore”, detyrimi i bujqëve të punojnë si argat në tokat e tyre”, etj. Regjimi represiv i ndjejkjes dhe i mbikqyrjes ishte më vigjilent se kurrë më parë për të dëshmuar se janë më ideologë të socializimit se vetë të tjerët.
Në shtatorin e vitit 1948 u regjistruan në paralelen e dytë me radhë, pranë Shkollës “Nikolla Karev” në Shkup. Ishim pra, disa muaj pas ngjarjes së madhe tronditëse të Rezoltës së Informbyrosë, apo të ndarjes së Jugosllavisë AVNOJ-it nga kampi i shteteve socialiste. Ishte kohë e arrestimeve, e fushatave për “gjuajtjen e shtrigave”, të atyre që nuk mund të mendonin ekzistencën e Jugosllavisë pa miqësinë e Stalinit e me tërë shtetet socialiste, ishte koha e burgosjes masive për të vetmin faj pse ishin ithtarë të vërtetë të Stalinit dhe të stalinizimit, po më shumë që stuhija i kishte fshirë përpra ideologë naïve e të paformar që verbërisht i besonin parullave të fetishizuara, luftëtar që kishin dalë nga lufta të zhgënjyer, po që nuk kishin forca t’ia kthejnë shpinën një ngrehurine artificiale që mund të bëheshte ashtu siç ngjau më vonë , “varri më i madh” i shqiptarëve. Shkupi për mua dhe për moshatarët e mij ishte një qytet i panjohur ose më mirë i njohur vetëm si emër. Natyrisht se Struga me Shkupin as që mund të krahasohej, sepse në këtë kohë Struga ishte kthyer në një kasaba e vogël, me një histori të lashtë, që jetonte, lundronte dhe ëndërronte me atë histori të pasur që rrëbeshët e kohës, si: luftrat ballkanike, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, Kryengritja e Shtatorit më 1913 dhe disfata e saj, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, izolimi nga vendi amë pas vitit 1945, e kishin dërmuar dhe degraduar në një vend të parëndësishëm që ishte bërë një “zonë qorre”, ku nuk qarkullonte gati asgjë, me përjashtim të trenit me binarë 60 cm ( i quajtr nga popullsia me emrin “Qiro”, si dhe shpresave që vdesin të fundit. Struga me rrethinë gjatë lufës së fundit kishte qenë një “oazë” e lëvizjes partizane, ku në mes tjerash u formua edhe Brigada e IV (VII) Sulmuese Shqiptare (10.09.1944). Dhe gjithë ai aktivitet politik tani i hakmerrej në mënyrë më brutale, ashtu si edhe në qytetet e tjera me popullsi dominante shqiptare, pa ekonomi të vogël, me bujqësi ekstensive, me grabitje konstante e të pandryshuar të pasurisë së tregëtareve, duke u dhënë dëftesa të shkruara me dorë, me një rënie rapide të standartit për shkak të kolektivizimit që shpesh shoqërohej me arrestime, tortura e burgosje. Ekonomikisht dhe politikisht Struga, si edhe qytetet e tjera kishin rënë në ambisin më të thellë; papunsia ishte në shkallën më të lartë dhe shumë të rinjë shkonin në Bosnjë e në vende të tjera për punë, ku një pjesë mbetën atje bashkë me familjet e reja që i krijuan.
Pasi u registruam në shtatorin e vitit 1948 në SHkollën Normale “Nikolla Karev”, Shkupi na u dukë i madhë, me ndërtesa të mëdha, me shumë rrugë që të shpinin (çonin) në qendër, te Ura e Gurit. Në sheshin e madh, afër urës, që është edhe sot, në të djathtë ishte Shtëpia e Oficerëve, në të majtë banka, dy ndërtesa të mëdha që u rrënuan në tërmetin e madh të vitit 1963. Në ballë të sheshit ishte rruga e trenit, me ndërtesa të larta në të dy anët…
Në atë kohë qarkullonte vetëm një autobus me “hundë” përpara, me 30 ulëse që niseshte në mëngjes dhe arrinte në mbrëmje në Strugë. Kishte edhe trenin e Vogël (Qiron” që po ashtu një herë në ditë qarkullonte. Por, ishte shumë vështirë të siguronim bileta, sepse në fillim u jepnin “udbashëve”, pastaj atyre me urdhëresa udhëtimi, atyre me vërtetin udhëtimi dhe në fund “ të tjerëve” që merrte kush ishte më i fortë të shtyhej. Ne shtatë shokët nga Struga zakonisht udhëtonim me kamionë të pambluar dhe bëheshin tërë pluhur, sa nuk mund ta njihnim njëri – tjetrin.
Ndërtesa e shkollës ishte impozante, me pamje të një oborri mbretëror, dhe se ishte me të vërtetë ndërtesa e ish- Medresës së Madhe Mbretërore, ku ishin shkolluar fëmijët muslimanë nga tërë Jugosllavia e Versajës. Vendosja ishte e tipit konviktor të mbyllur, ku kishim fjetjen, ushqimin dhe pjesërisht edhe veshjen. Për pastrim na dërgonin bashkarisht në banjë e qytetit, të tipit të hamameve, që gjinde afër Postës dhe shtëpisë arabe tanimë e rrënuar tërësisht. Ishim të mbyllur gjatë tërë javës. Në qytet dilnim të shëtisnim vetëm ditën e dielë dhe të enjte nga 14: 00 deri 16 : 00. Kur dikush vinte në vizitë, na thirrnin në derën hyrëse. Mësimi zhvillohej para dite, ndërkaq pas dite organizoheshin në çdo klasë orët e studimeve, të cilat kontrolloheshin nga edukatori dhe nxënësit kujdestarë. Dhomat e fjetjes ishin në katin e tretë, ishin shumë të mëdha ku flenim së bashku 50 nxënës. Dhomat ishin me shumë dritare me xhama të vegjël dhe nuk kishim nxemje. Krevatet ishin prej hekuri, dyshekët prej kashte dhe mbuloheshim me disa batanije.
Ushqimi në konvikt ka qenë një kapitull në vete. Në vitin e parë erdhëm me lugë nga shtëpia. Në menzë hynim me radhë për të marrë te dera bukën dhe uleshim jo në karrike me tavolina, po në dërrasa të gjata. Ushqimi na shpërndahej me tenxhere të mëdha, një për dhjetë (10) persona dhe atë e shpërndante njëri prej nesh, dikush më shumë e dikush më pak. Ndodhte që bukën ta hanim para se të shpërndahej gjella, pse një kg bukë ndahe në dhjetë pjesë. Në rresht dëshironim të na binte qoshi i bukës pse ishte më e madhe. Na mungonte shumë buka. Shpesh na sillnin bukë nga shtëpia, por edhe gurabia, pite, etj..
Pas mbarimit të klasës së parë dhe manisfestimit gjimnastikor, nuk na u lejua të shkojmë në shtëpitë tona. Na dërguan detyrimisht në punë vullnetare. Kishte filluar ndërtimi i autostradës Beograd – Zagreb dhe ne na kishin caktuar të punojmë në rajonin e Zhupanjës, në Kroaci na futën në trenat e kafshëve , pa ulëse e pa dritare, dhe pas një rrugëtimi të gjatë, të ngadalshëm e të mërzitshëm, arritëm më në fund në vëndin e caktuar. Na qëlloi muaji me shi, puna e rëndë, shtruarja e rrugëve me gurë të thyer, vendosja e keqe në barakat me krevat dërrase. Dy krevatë njëri mbi tjetrin dhe ushqim mjaftë i dobët. Meqë shkolla jonë kishte më shumë vajza nuk arritëm rezultatete dhe nuk u shpallëm asnjëherë brigadë sulmuese. Për shkak të rezultateve të dobta të punës, po më tepër pasi e panë se u dobësuam shumë nga shëndeti, vendosën të na kthejnë më herët, se sa ishte paraparë. Në po ata vagonë të kafshëve na kthyen në Shkup.
Viti i dytë shkollor 1949 / 1950 e vazhduam po në Shkup. Në fund të vitit shkollor na lajmëruan se në shtator do të vazhdojmë mësimet në Tetovë, ku do të themelohet shkolla normale e veçantë për shqiptarët. Atë verë shkuam në Strugë, unë me shokët e mijë, Nexhati, Petriti, Alinaxhiu, etj.
Klasën e tretë e vazhduam pra në Tetovë në vitin shkollor 1950/1951, në Shkollën Normale që u themelua si institucion në vete, i pavarur, vetë për nxënësit shqiptarë. Shkolla në Tetovë e mori emrin Shkolla Normale “Liria” – sepse vendos në lokalet e Shkollës fillore “Liria”. Aty e kishim edhe konviktin. Erdhi edhe fundi i vitit shkolor dhe koha e provimeve të maturës. Kaluam provimet, dhe vetëm dy ishim të shkëlqyer (unë dhe Bardhuli nga Dibra)… Ndarja nga shokët e klasës, nga mësimet, ishte shqetësese. Më kaploi një brengë dhe një gjendje e paspjegueshme. Me shokët e klasës, por edhe me ato para nesh. Mbetëm shokë të përjetshëm”…..
Në pyetjen tonë se si e sheh këtë periudhë të jetës së vet, profesori na tha: “Ishte kjo e një periudhe e entuziazmit të madh dhe e një krenarie që ne të rinjtë po aftësoheshim për misionin e mësuesit të popullit. Pas diplomimit, në shtatorin e 1951 me vendim të Ministrisë s’Arsimit, u caktova të punojë në fshatin Kishavë të rrethit të Manastirit, së bashku me Ibraim Sulejmanin – Pashoja (1923-1999) nga Manastiri, i cili ishte i martuar me motrën e Prof. Jusuf Skoros, pra ishte dhëndërr nga Struga, dhe ndaj të cilit edhe sot pas 60 vitesh, ruaj kujtimet më të mira si personalitet i mrekullueshëm”. Fshati Kishavë shumë pranë kufirit shtetëror me Greqinë, Atari i së cilës kufizohet me teritorin e Komunës së Resnjës Fshati ishte kodrinor, me një lartësi mbidetare prej 860m dhe është 27 km largë qytetit të Alfabetit, me një teritor prej 19.6 km2.
Në vitin shkollor 1951-52 kur isha mësues në këtë fshat, Kishava bënte pjesë në Komunën e Velushinës dhe kishte rreth 899 banorë, të gjithë shqiptar ku funksiononte shkolla fillore me dy paralele të kombinuara nga kl. I – IV. Banorët e Kishavës ishin njerëz të mrekullueshëm, mikëpritës, të besës, na mbanin me bukë dhe na respektonin tej mase, për të cilët tërë jetën i ruaj kujtimet e mia….
Një vit më vonë, në vitin shkollor 1952/1953, me vendim të Ministrisë s’ Arsimit u transferova në fshatin Veleshtë të Strugës, qytet i lindjes dhe i fëmijërisë time ku bashk me kolegët Xhemail Qoku, Zejnel Lufi, Muxhait Korça, Mehmet Berberi e të tjerë u përpoqëm dhe në sajë të ndihmës së prindërve dhe fshatarëve veleshtarë arritëm që shkollën fillore katërvjeçare ta avancojmë në shkollë tetëvjeçare.
Sipas shënimeve të mia, viti shkollor 1952/53 filloi më 15 shtator 1952. Ky vit shkollor për mua dhe për Veleshtarët është historik, pasi për herë të parë në Veleshtë hapet kl e V, e cila ua mundësoi nxënësve vleshtarë shkollimin e mëtejshëm në fshat dhe në shkollën e tyre. Për rrjedhojë nxënësit tanimë nuk ishin të detyruar si më parë të udhëtojnë për çdo ditë për në Strugë. Hapja e pesëvjeçares nëVeleshtë, krijoi mundësi që vitet që pasuan të kompletohet shkollimi tetëvjeçar në Veleshtë. Për hapjen e pesëvjeçares në Veleshtë kuptohet se ka pasur mjaftë vështirësi, siç shprehej njëri ndër themeluesit e kl. së V. prf. Xhevat Gega, i cili u emërua edhe drejtor i parë i tetëvjeçares, e cila shkollë po në këtë vitë e merrë emrin “Fejzi Vinca”.