Shkruan: TetovaSot
Ali Ahmeti është shëndoshë e mirë. Madje atë e bëjnë më të fortë fitoret qoftë si një udhëheqës lufte qoftë si një triumfator i politikës. Shpirtërisht janë keq humbësit serikë të politikës të cilët kanë humbur kontrollin e fjalëve. Taravari është një prej tyre që ka zbritur kaq poshtë me fjalorin e tij sa i kënaqi ata të VMRO-së .I shkriu fare kur një kundërshtari politik shqiptar i thotë i “sëmurë”.
Pala tjetër tashmë e gjeti më në fund njeriun e përshtatshëm që po zbaton me përpikshmëri urdhëratë e liderit të tij suprem Mickovski. Se në emër të kujt ai po i sjellë vërdallë tokave shqiptare nacionalistët e VMRO-së këtë e di vetëm ai. Historia një ditë do i shpalos të gjitha .Edhe këto turpe të një njeriu që nuk dihet si morri kaq shumë pushtet kur partia e tij ka më pas se 50 mijë vota shqiptare. Ata s’kanë legjitimitet të flasin as për kauzën shqiptare, as për të drejtat e tyre sepse ata nuk i përfaqësojnë shqiptarët.
Taravari derisa pijë çaj me mikun e zemrës Mickovskin, Ali Ahmeti qëndron i fortë në vendbanimet e Gostivarit që Taravari i shndërroi shumë prej tyre në geto. Rrugë të shkatërruara, qen endacakë që marrin jetë njerëzish, kazino, bastore në afërsi të shkollave. Një qytet i mbytur nga kronikat e zeza vetëm syri i Taravarit e sheh të bardhë atë .Atë qytet që ai do ta ketë nën kontrollë , por në momentin kur pa fuqinë e armatës së gjelbërt , ai thirri si në rrethin e parë po ashtu edhe tani nën frikën serike që ka, të bashkohen që të fitojë.
Ku është forca e Taravarit pa të tjerët në Gostivar?! Ky njeri për të cilin përmasat e politikës fillojnë dhe mbarojnë vetëm në një qytet kujton se është një “Mandela”. Travari është i frikësuar tej mase jo nga humbja e ASH-së se ajo ka ndodhur tashmë, por nga humbja e Gostivarit.
Epo kur të sillet rrotull Ali Ahmeti që një ditë e ke në Çegran, një ditë në Forinë dhe në çdo zonë të Gostivarit, natyrisht se kjo për Taravarin është një makth i madh. Atij i duken të “sëmurë” të gjithë ata që e mposhtin politikisht dhe e dërgojnë në ligën e dytë të politikës.