Pas 10 vitesh kopshti për fëmijë “Flutura“ në Strugë me imazh të ri për më të dashurit tonë (FOTO LAJM)

Kopshti i Strugës nga dita në ditë po përmirëson kushtet për të vegjëlit.Së fundi nën drejtimin e Ermira Zhutës në këtë institucion janë kryer një mori investimesh me fonde të brendshme të këtij enti , gjë që ka sjellur përmirësim të kushteve në mënyrë graduale.

Një objektiv i afërt thekson Zhuta është shtimi i hapësirave akomoduese gjë që do sjelli edhe rritjen e kapaciteteve për të pranuar më shumë fëmijë.Së fundi falë një donacion amerikan në vlerë prej 3 mijë dollarësh u shtua një kënd -lojrash për të vegjëlit.