Nënshkruhet deklaratë e përbashkët për mbështetjen e Studimit për valorizimin e liqenit të Ohrit

📝 U nënshkrua deklaratë e përbashkët për mbështetjen e Studimit për valorizimin e liqenit të Ohrit, kryetarët e komunave të Strugës, Ohrit dhe Debërcës – Ramis Merko, Konstantin Georgievski dhe Zoran Nogaçeski, konfirmuan gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në procesin e rishpalljes së Liqenit të Ohrit për Monument natyror.
👉 Me atë rast, ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini theksoi se ne tashmë jemi duke bërë përparim në pjesën e mbrojtjes së Liqenit të Ohrit, si një nga bukuritë natyrore më përfaqësuese dhe të njohura ndërkombëtarisht në vendin tonë.

  • Kohët e fundit, ky përparim u pranua edhe nga Komisioni i UNESCO -s, kur morëm një periudhë shtesë për të vepruar sipas rekomandimeve të tyre dhe për të përfunduar aktivitetet e filluara. Pikërisht studimi për valorizimin e Monumentit të natyrës – Liqeni i Ohrit dhe punimet e Draft Planit për menaxhim, ishte një nga aktivitetet kryesore me të cilat ne treguam gadishmërinë për të mbrojtur Liqenin e Ohrit – tha ministri Nuredini, duke shtuar se mënyra e vetme për të arritur qëllimet e caktuara është veprimi i përbashkët i qeverisë qëndrore dhe lokale, krijimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i mirë i vetëqeverisjeve vendore.
    📃 Studimi për valorizimin e Monumentit të natyrës – Liqeni i Ohrit iu dorëzua komunave të Strugës, Ohrit dhe Debrcës me qëllim që të miratohet nga këshillat e tyre dhe të dorëzohet zyrtarisht në ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, për të inicuar një procedurë për ri -shpalljen e Liqenit të Ohrit për zonë të mbrojtur në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e natyrës.
    Drejtori i Zyrës Rajonale të IUCN-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore, Boris Erg shpjegoi se organizatat e njohura kombëtare dhe ndërkombëtare për ruajtje, vitet e fundit kanë kryer kërkime në dhe përreth Liqenit të Ohrit, ndërsa të dhënat e mbledhura janë integruar në Studimin për valorizimin e Liqenit të Ohrit.
    ✅ Në kuadër të aktivitetit u dorëzuan Çertifikata për kryetarët e komunave të Strugës, Ohrit dhe Debërcës, në të cilën theksohet se Liqeni i Ohrit është përfshirë në listën botërore Ramsar të habitateve të mbrojtura të ujit.
    Studimi për valorizimin e Liqenit të Ohrit është përgatitur në kuadër të projektit GEF/UNEP STAR 5.

📝 Се потпиша заедничката изјава за поддршка на Студијата за валоризација на Охридското Езеро, градоначалниците на општините Струга, Охрид и Дебрца –Рамис Мерко, Константин Георгиевски и Зоран Ногачески, ја потврдија подготвеноста да соработуваат во процесот на репрогласување на Охридското езеро за Споменик на природата.
👉 Во таа прилика, министерот за животна средина и просторно планирање Насер Нуредини истакна дека веќе постигнуваме напредок во делот на заштита на Охридското езеро, како една од најрепрезентативните и меѓународно препознаени природни убавини во нашата држава.

  • Неодамна овој напредок беше препознаен и од Комисијата на УНЕСКО, кога добивме дополнителен период да постапиме по нивните препораки и да ги завршиме започнатите активности. Токму 📃 Студијата за валоризација на Споменикот на природата – Охридско езеро и работата на Нацрт-Планот за управување, беше една од клучните активности со кои ние ја покажавме подготвеноста вистински да го заштитиме Охридското езеро – изјави министерот Нуредини, додавајќи дека единствен начин да се постигне поставената цел е заедничкото, здружено делување на централната и локалната власт, воспоставување соработка и добра координација на локалните самоуправи.
    Студијата за валоризација на Споменикот на природата – Охридско езеро беше предадена на општините Струга, Охрид и Дебрца со цел усвојување од страна на нивните совети и формално доставување до министерството за животна средина и просторно планирање, за отпочнување на постапка за повтoрно прогласување на Охридско езеро за заштитено подрачје во согласност со Законот за заштита на природата.
    Директорот на Регионалната канцеларија на IUCN за Источна Европа и Централна Азија, Борис Ерг објасни дека реномирани национални и меѓународни организации за зачувување, во последниве неколку години, водеа истражувања во и околу Охридското езеро, а собраните податоци се интегрирани во Студијата за валоризација за Охридското езеро.
    ✅ Во рамки на настанот, беше изведено и примопредавање на Сертификатот на градоначалниците на општините Струга, Охрид и Дебрца, во кој е наведено дека Охридското езеро е внесено во светската Рамсарска листа на заштитени водни живеалишта.
    Студијата за валоризација за Охридското езеро е изработена во рамките на GEF/UNEP STAR 5 проектот.

UNEP, #GEF, #IUCNECARO, #lakeohrid