Gjithsej 1.132.484 persona, 353.256 amvisëri dhe 480.364 apartamente u regjistruan përfshirë me orën 20 të ditës së djeshme, njoftoi sot Enti Shtetërore i Statistikave.
Mundësia për vetregjistrim të personave jashtë vendit, nga ana tjetër, është përdorur deri më tani nga 193.742 persona.
Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe apartamenteve në Republikën e Maqedonisë të Veriut, i cili filloi zyrtarisht më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator.