Në Tetovë pasditen e sotme ka nisur protesta pas tragjedisë në Tetovë, ku pas shpërthimit të spitalit modular jetë kanë ndërruar 14 pacientë, transmeton Alsat. Banorët e Tetovës me pankarta kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet, ndërkaq theksojnë se hetimi po vonohet.
“Duhet të dimë nga ka ardhur, pse ka ndodhë ai zjarr”, tha njëri nga protestuesit.