Më 14 shtator 2021, në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë u ndalua MN (28) nga Dibra
për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “neglizhencë dhe abuzimi i një fëmije”. Rreth orës 15.30 në rrugën Klimetica në Strugë, ajo sulmoi fizikisht djalin e saj tetëvjeçar dhe e detyroi atë të lypte. I mituri u dërgua nga punonjësit e policisë dhe përfaqësuesit e Qendrës për Çështje Sociale në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë ku iu dha ndihma mjekësore me çka edhe u konstatuan lëndime trupore, pas së cilës ai u transferua dhe u vendos në Institucionin Publik “Shtëpia e Nënës për Foshnjat dhe Fëmijët e vegjël ”në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Punë të Brendshme Strugë do të ngrejë padi të duhaura. Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami
Më 14.09.2021 në orën 14:00 në rrugën lokale për në fshatin Oktis të Strugës, oficerët e policisë nga Stacioni i Policisë Veleshtë kryen kontroll në një automjet të tipit “Nissan” me targa të Strugës, i drejtuar nga SC (67) nga fshati Oktisi, tek i cili u zbulua se po transportonte dru zjarri në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacionin e duhur. Automjeti dhe drutë e prera u konfiskuan dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore në Strugë. Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen paditë e duhura. Sektori për Punë të Brendshme Ohër Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami
Më 14.09.2021 në orën 14.30 në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë u raportua për zjarr të shpërthyer në një banesë në rrugën “Partizanska”, në pronësi të VM (33) nga Struga. Në zjarrin, në të cilin nuk pati persona të lënduar, një pjesë e mobilieve u dogj, dhe përhapja e mëtejshme e tij u parandalua me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Struga Sektori për Punë të Brendshme Ohër Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami