E NDJEJ SE PO BEHET KEQ
Jam keq shoku im
Që nga hapat e para
Në muzgun gri
Trishtimi im ngeci në kujtesë
Ankthi m’i varrosi gëzimet
E lojërat e fëmijërisë
I mbuloi harresa si më keq
Vështirë marr frymë
Kur kujtoj kukufshehtas
E lojën me top, aty prapa Domit
Varros në heshtje fëmijërinë
Aty te kodra e kuqe
Ku rrugët I kanë mbuluar ferrat
Aty në Pashina, buzë Drinit të Zi
Ku hidheshim kryehutas
Aty te Meraja, ku luanim koçkas
Jam keq veleshtari im
Se rrapeve u kanë ngulur një gozhdë të ndryshkur
Mu në palcë
Keq e më keq bëhet miku im poet!
Se aty në vakufe
“S’të le, nardeni të hash pekmez”
O sa keq po bëhet
Se plaga e përjetshme kurbeti
Bëri gjakun ujë aeroporteve të botës
Vërtet jam keq veleshtari im
Se qytetit të ujtë I ra rrufeja
Në mes të ditës
I ra në qaf Gogozheli!
Na futën ujin nën hasra
Keq jam poet!
Se e di kur ti I numëron yjet
Edi se të shqetëson shkolla pa fëmijë
E klasat kanë mbetur bosh
Jam keq motër
Se Pilaveci s’ka aheng
Se më mbyti malli për tingujt e pizgës së Zizit
E lodrën e Tishit
E letërkëmbimet e dashnisë sekrete të Diles
E vaji I saj me tagjar
Jam shumë keq veleshtari im
Kur dal te rrapi dhe s’e gjej dot
Një burrë kësulë bardh si bora e malit
Kur rrapet varin degët për mallin e kurbetqarëve
Kur ky vend mbetet bosh
Mendja merr arratinë nga trishtimi
Veleshtari im
Këtu në këtë shtet lolo, të than hënë
Ditë për ditë e nat` për natë
S’dëgjoj dot ne kor zëra fëmijësh
Arat mbetën djerrina
Plugu mbeti në arë, nga gjaku ynë I sertë
Bëj durim e nuk duroj dot
Se dita e verës s’bie zogj
Zogjtë rriten diku larg
S’cicërojnë shqip “Kukureku roj rumi sojt e moj
Se dita e Eremisë rri varur në kalendar
Oborret mbushur janë me bolla e gjarpërinj
I vogli atdhe do të na mallkoj
E mëkatet s’do të na i laj as Drini
O zot!
Sy kemi e dritë s’na bëjnë
Veleshtari im
Në duart tona sfilitet shpresa
Të gjithë po ikin
Trishtimi si çarçaf i zi
Po mbulon shpirtin tim
E unë ndjej se po bëhet keq!!!