Tragjedia në Tetovë/ Konfirmohen 14 viktima

Nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut, thuhet se sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve mbrëmë në Tetovë nga shpërthimi i zjarrit.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku po ashtu u konfirmua se ka shkuar në 14 numri i viktimave dhe se disa nga trupat është vështirë të identifikohen.

“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë