Sot bëhen 24 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza.
Shën Tereza asnjë vepër të saj nuk e ka nisur pa adhuruar Zotin në Eukaristi. T’i përngjajmë edhe ne asaj me lutje e adhurim. E Lumja Nënë Tereza – Lutu për ne! Ejani ta nderojmë bijën tonë të shenjtë, Nënën e Njerëzimit, Ambasadoren e popullit tonë të lashtë!”, është thirrja për të marrë pjesë në meshën e të premtes në Katedrale.
Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu është lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.
Ajo ka qenë nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ka qenë nënë që ka mjekuar 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri. Ka qenë e vetmja në botë që ka trajtuar 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, ishte kujdesur për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh. Ajo kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80, dhe deri sa Shën Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Shën Tereza ka vdekur jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë.
Papa Françesku më 4 korrik të vitit 2016, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza.
Kjo ka ardhur pas lituanive të shenjta që janë bërë në Vatikan.
Dy janë mrekullitë të njohura botërisht që i kanë hapur rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare. E para ka qenë dëshmia e Monika Besra nëna e 5 fëmijëve. Ajo është shprehur se lutja përpara ikonës në Nënë Terezës e ka shëruar nga sëmundja e tumorit në stomak. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998, një vit pas vdekjes së Nënë Terezës. Ajo ka rrëfyer se ndjekëset e saj e kanë çuar në një kishë dhe i kanë thënë të lutej përpara fotos së shqiptares. Ato i kishin dhënë një medaljon të Nënës Terezës, të cilin e kishin vendosur mbi stomakun e saj. Kur ishte zgjuar Besra ka thënë se dhembja e sëmundja ishte zhdukur. Kjo mrekulli është njohur në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali i Dytë.
Mrekullia e dytë është njohur në vitin 2015 nga Papa Françesku.
Një 25-vjeçar nga Brazili ka konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga tumori në tru.