Deri të premten dhe të shtunën do të kemi mot stabil me mëngjese të freskëta, ndërkaq temperatura ditore do të shënojnë rritje, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike . Ndërsa nga mbrëmja e së dielës do të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut, gjegjësisht gjatë ditës në shumë vende do të ketë kushte për mot jo të qëndrueshëm dhe vërshime. Edhe gjatë ditës së hënë priten reshje shiu të rrëmbyeshëm.