Për transportuesit nuk nevojiten PCR teste

Transportuesit e pavaksinuar nuk janë të detyruar të bëjnë PCR test për të hyrë dhe dalë nga vendi. Në seancën e sotme, Qeveria i liroi shoferët profesionistë të kamionëve nga kjo masë.

“Me kërkesë të shoqatës së transportuesve Makam-trans, kërkesat e tyre u pranuan nga Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Qeveria. Transportuesit nga Maqedonia përjashtohen nga detyrimi për të treguar PCR test negativ kur hyjnë ose dalin nga territori maqedonas. Ky vendim zbatohet si për shoferët profesionistë vendor ashtu edhe për ata të huaj”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Nga Shoqata e transportuesve thonë se edhe në vendet fqinje ka masa të ngjashme.

“Morëm informatë edhe nga Asociacioni bullgar për transport rrugor me të cilën bashkëpunojmë, ku u njoftuam se nga 01.09 deri 30.11.2021 do të zbatohen masa të posaçme për hyrje në territorin e tyre, por vozitësit profesionistë, vendas dhe të huaj, janë të përjashtuar nga obligimet që janë për qytetarët e tjerë”, theksojnë nga Shoqata e transportuesve.

Transportuesit janë të shqetësuar dhe alarmojnë se i tërë zinxhiri i dërgesave të mallrave mund të vonojë, sidomos materialet prodhuesë, ilaçet, nafta dhe produktet për konsum të gjerë.