Ngjarjet e edicionit të 60 -të të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë do të mbahen vetëm për një numër të kufizuar vizitorësh. Gjuha shqipe në festival, këtë vit mund të dëgjohej në disa vargje nga poezia “T’ga za Jug” e poetit strugan të periudhës së Rilindjes, Konstantin Milladinov, por edhe në njoftimin e festivalit.
Vendosëm në interes të tërheqjes së publikut që flet shqip, ceremoninë e hapjes dhe mbylljes kryesore, njoftimet dhe përkthimet e poezive të jenë në gjuhën shqipe. Nuk rrjedh kjo nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, por ishte angazhimi ynë i programit për të arritur auditor më të gjerë”, tha Todorçe Taseski, drejtor i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë.
Përkthimet e poezive të poetëve pjesëmarrës në maqedonisht dhe shqip ishin kryesisht në formë të shkruar. Festivali do të zgjasë deri më 30 gusht, dhe për shkak të pandemisë, mbjellja tradicionale e pemëve në Parkun e Poezisë nga fituesi i çmimit kryesor nuk u zhvillua. Fituesja e Kurorës së Artë e këtij viti, poetja britanike Karol En Dafi, tha në një video fjalim se çmimi ia kishte rikthyer shpirtin dhe forcën e brendshme. Ajo ishte në festivalin në Strugë 30 vjet më parë si poete relativisht e re./Alsat