Mihajlovic kompleton ciklin e parë të kimioterapive

Sinisa Mihajlovic e ka kompletuar ciklin e parë të kimioterapive dhe do të mbetet i hospitalizuar në tri javët e fundit, ka konfirmuar Bologna

Trajneri serb është diagnostikuar me leukemi akute në fillim të këtij muaji dhe ka filluar një trajtim kundër sëmundjes.

Në një deklaratë të lëshuar këtë mbrëmje është konfirmuar se Mihajlovic ka kompletuar ciklin e parë të kimioterapisë, të cilin e ka filluar të enjten më 18 korrik, pa ndonjë komplikim.

Ai i është përgjigjur mirë tretmanit derisa është i shtruar në Institutin Seragnoli në spitalin Sant’Orsola në Bologna.

Mihajlovic do të mbetet në klinik për së paku edhe tri javë ku do të monitorohet nga afër se si do ti përgjigjet tretmanin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.