Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 6.980 testime për Covid-19, prej të cilëve 805 raste kanë rezultuar pozitive, transmeton Alsat. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 viktima dhe 77 të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.062.292 testime, prej tyre kanë rezultuar pozitive 162.164. Prej tyre, 150.851 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.552. Numri i rasteve aktive është 5.761.