Masat e reja kufizuese të cilat do të hyjnë në fuqi nga e dita e hënë do të reflektohen negativisht në pjesën tjetër të sezonit turistik, thonë hotelierët nga Struga dhe Ohri. Ata komentojnë se tashmë po përballen me anulimin e aranzhimeve. Në disa nga hotelet me të cilët kontaktoi Alsat tashmë ka anulime edhe të seminareve që ishin caktuar për javën e ardhshme, ndërsa janë anuluar edhe një pjesë e ahengjeve të dasmave.
Në vend të dëshmisë së vaksinimit, disa hotelierë besojnë se duhej të merren masa të tjera mbrojtëse, siç janë testet e shpejta antigjene ose teste PCR. Kërkohet të ndryshohen ose përshtaten disa prej masave të paralajmëruara.
Vërejtjet e para ishin në lidhje me vendosjen e shërbimi për mbajtjen e rendit. Ka shumë paqartësi rreth asaj se si ka ardhur mysafiri tek ne, më pas nëse do të ishte në rregulll që një hotel të mos e shërbejë për shkak të statusit të tij, nëse ai është i vaksinuar apo i pavaksinuar, nëse tashmë ka hyrë në shtet”, tha Mihail Mishev-kryetar i Shoqatës së hotelierëve Ohër.
Nga 16 gushti ndalohet plotësisht puna dhe organizimi i çdo lloj ngjarjeje në hapësirë të mbyllur në të gjitha objektet gastronome. Nga ana tjetër, prania në objektet gastronome që kanë kapacitet prej mbi 30 mysafirësh, si brenda ashtu edhe jashtë, do të kushtëzohet me paraqitjen e provave për të paktën një dozë të pranuar të njërës prej vaksinave kundër kovidit./Alsat