Regjistrohen 143 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3.101 testime të dyshuara për Koronavirus dhe prej tyre 143 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Më shumë raste ka pasur në Shkup, Gostivar dhe Kërçovë. Po ashtu janë raportuar dhe dy viktima nga Tetova, njëri i moshës 31 vjeç dhe tjetri 70. Deri më tani në vendin tonë janë prekur 158.164 persona ku 150.556 janë shëruar, ndërsa 5.509 kanë ndërruar jetë.