Në vend, sot në mëngjes arritën 20.000 vaksina “Astra Zeneka”, donacion nga Republika e Kroacisë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ky është donacioni I dytë I vaksinave “Astra Zeneka” nga Qeveria kroate. Në fillim të korrikut, donacion prej 10.000 vaksinave, solli ministri I Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Gërliq Radman.
Nga MSH informojnë se vaksinat tashmë nga java e ardhshme do të distribuohen nëpër pikat vaskinuese të vendit.