Sllovenia nis drejt Maqedonisë 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar se homologu i saj slloven, Matej Tonini ka nisur drejt Maqedonisë së Veriut 16 automjete dhe 46 zjarrfikës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

“Kjo është vlera e aleancës! Maqedonia e Veriut ka miq mbi të cilët mund të mbështeteni në telashe! Faleminderit koleg!”, ka shkruar mes tjerash Shekerinska.