KUJT I DUHET SJELLJA ATIPIKE!
Duke e përjetuar bukurinë e kësaj vere të ngrohët plot me dinamikë, plot me romansë për të rinjtë, me dasma, me turistë dhe mërgimtarë, Struganët dhe ato që e vizituan qytetin do ta ndiejnë freskin shpirtërore dhe trupore edhe gjatë vjeshtës! Cilësia e pushimeve varet edhe nga mënyra e sjelljes dhe e komunikimit midis njerëzve. Arti i jetesës qëndron në sjelljen e mirë, në vendosjen e harmonisë midis vetes dhe të tjerëve! Sot njeriu ka mundësi të jetoj ashtu siç dëshiron! Të jetojë në vendlindje ose jashta vendlindjes . Duke jetuar jashtë bëhet gërshetimi i kulturës vendase me të jashtmen! Njerëzit i këmbejnë vlerat, pranojnë dhe japin vlera! Transkulturacioni bëhet proces i pandërprerë!
Këtë verë e kaluam me të afërmit nga Evropa dhe më larg! Mërgimtarët qytetit i dhanë jo vetëm gjallëri , por edhe shpirt, shkumboj jeta me të gjitha emocionet! Te qytetarët u zgjua shpresa për ardhmërin më të mirë,u rikthye optimizmi! Mërgimtarët me investimet e tyre ekonomisë lokale, i dhanë forcë, i dhanë ”gjymtyrë” për të shkuar përpara. Punojnë hotelet, shitoret,sallonet e bukurisë, gëzohen tregtarët,gëzohen bujqit! Gëzohen të rinjtë me miqësitë e reja, gëzohen me simpatitë joshëse! Krijohet një ambient kur të gjithë e fitojnë atë që e dëshirojnë, krijohen vizione të reja për jetën! Me ardhjen e kurbetçarëve në qytet përhapet fryma evropiane,veshja me stil evropian,vetura me targa të huaja,komunikimi në gjuhët e huaja etj. Por,gjëja më josimpatike është kur një kategori e mërgimtarëve e “rrënojnë ” kultin për qytetarin Evropian me sjelljen atipike, të shëmtuar! Kanë vetura te mira, por vozitjen e keqe, e bëjnë parkimin aty ku nuk është lejuar, vozitje të shpejtë ku është ndaluar,ndalohen në mes të rrugës duke i penguar të tjerët,e prishin qetësinë me muzikën e zëshme, për gabimet e veta i shajnë të tjerët! Këta qytetarë që jetojnë dhe krijojnë në Evropë,në vendlindje sillen sikur të kenë jetuar në “kasollë” ! Duket sikur ky grup i kurbetçarëve që jetojnë në Evropë , me sjelljen atipike “investojnë” në vrimën pa fund! -Prof.Muhamet Borova