Pas lajmit se Skënder Borova djaloshi nga Struga ka nevojë për një shumë të konsiderueshme të hollash për shërim në Turqi pati një mobilizim të shumë struganëve por edhe shumë humanistëve nga të gjithë trevat shqiptare dhe nga cdo vend i botës.Një mundësi më shumë këtij aksioni i dha mërgimtari nga Struga në Amerikë, Bekim Asani i cili krijoi një xhiro-llogari në rrjetin social ku në kohë rekord prej 3 ditësh u grumbulluan 90 mijë dollarë një aksion të paprecedent për Strugën që vuri në sprovë humanizmin por edhe fuqinë e rrjeteve sociale kur ato përdoren për qëllime të mira.Për trajtimin e Skënder Borovës nevojiteshin 190 mijë nga të cilat 100 mijë i ka siguruar ministria e shëndetësisë.