Përdorimi i armëve në dasma/ Policia: Nuk anashkalohet dënimi deri në pesë vite burg

Në takimin e autoriteteve policore me Komunën e Studeniçanit, u theksua seriozitetit i sigurisë në kohën e dasmave, ku vërehet gjuajtja me armë.

“Vëmendje e veçantë është vendosur në gjuajtjen me armë zjarri në dasmat familjare dhe masat për parandalimin e këtij fenomeni”, raportojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke theksuar se përdorimi i tyre mund të shkaktojë pasoja të rënda.

Policia sqaroi që dënimi në të holla mund të arrijë deri 500 euro, por ajo mund të kalojë edhe në vepër penale, varësisht nga pasojat.

“Gjuajtja është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje, kundër rendit dhe qetësisë publike, ndërsa dënimi në të holla për këtë lloj shkelke lëviz nga 200 deri 500 euro në bazë të nenit 31”, sqarojnë nga policia, duke mos anashkaluar edhe dënimin nga një në pesë vite burg në bazë të nenit 288 nga kodi Penal.