Një arritje për qytetin e Strugës…
Qytetit tonë të bukur, qytetit tonë të lashtë, ia rikthyem ritmin e munguar kulturor.
Kthyem shpresën tek artdashësit, te të rinjtë…
Do të kemi festë…
Mjaftoi një kafe dhe një ide…
Qytetit do t’i shtohet një manifestim kulturor, një Festival…
Shpresojmë, gjithmonë kemi shpresuar, se në qytetin tonë të bukur ka shumë njerëz të mirë që e përkrahin kulturën e mirëfilltë…
Le të bashkohemi rreth ideve për zhvillimin dhe përparimin e kulturës, për t’u dukur si një komunitet bashkëkohor, një shoqëri me kulturë, një qytet me imazh artistik.
Struga, që nga antikiteti e deri më sot, ka qenë, është dhe do të jetë një perlë e kulturës arbërore.
Le t’ia kthejmë shkëlqimin këtij qyteti muze!
Le t’i evidentojmë bukuritë e vendlindjes, trashëgiminë kulturore, gjurmët arkeologjike!
Gjisecili send në vendin e vet!
Ia ka borxh qytetit, sidomos ne të rinjtë…