KF Shkëndija ka vazhduar të zhgënjen me rezultate negative në Europë. Skuadra e Qatip Osmanit ka humbur sot kundër një ekipi inferiorë si FC Dudelange të Luksemburgut, i cili ka një vlerë shumë më të vogël se ekipi kampion i Maqedonisë Veriore
KF Shkëndija nuk po dinë për këndellje.
Pasi që zhgënjej kundër ekipit gjysmëprofesional të Estonisë Nomme Kalju, ku u eliminua nga Liga e Kampionëve, djemtë e Qatip Osmanit e kanë filluar me zhgënjim të madh sonte ndeshjen kundër FC Dudelange të Luksemburgut.
Shkëndija e filloi shumë mirë takimin dhe arriti në epërsi që në minutën e gjashtë me anë të Agim Ibraimit nga penalltia.
Kjo pasi një gabimi të mbrojtjes mysafire, e ku u shkaktua penallti që në gol e shndërroi Ibraimi.
Shkëndija pati edhe disa raste të mira për shënim në pjesën e parë, sidomos në minutën 27, 31 dhe 38-të te ndeshjes, por dështoi ta dyfishoi epërsinë.
Edhe pjesën e dytë kampioni i Maqedonisë Veriore e filloi shumë mirë.
Por, gjërat ndryshuan pas minutës së 60-të.
Fajtorë për këtë mund të konsiderohet më se shumti portieri, Bekim Rexhepi.
Fillimisht ai bëri një gabim katastrofal në minutën e 64-të që i dha mundësi Adel Bettaiebit që të barazoi rezultatin, kurse katër minuta më vonë shkakton edhe penallti të cilën në gol e shndërron shqiptari i Dudelange, Danel Sinani
Me këtë rezultat ekipi kampion i Luksemburgut është në pozitë të mirë për të kaluar në rrethin e tretë të kualifikimit të Europa Ligë, pasi që pas një jave pret Shkëndijen në shtëpi të tyre.
Skuadra kampione e Maqedonisë duhet të shënoi dy gola për të kaluar tutje pasi që fitorja prej 1-0 nuk i konvenon asaj.
Leave a Reply