Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.582 teste të kryera janë regjistruar 74 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 16 vetëm në Shkup, 15 në Tetovë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 17 pacientë, shkruan Alsat. Si pasojë e Covid-19, brenda 24 orëve në kushte spitalore jetë kanë ndërruar dy pacientë. Të dy pacientët janë të moshës mbi 60 vjeçe. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.299 raste, prej të cilëve 150.350 janë shëruar, kurse 5.493 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 456 raste aktive me virusin korona.