13 KILOMETRA NOTIM, PËR BUZËQESHJEN E FËMIJËVE!

13 KILOMETRA NOTIM, PËR BUZËQESHJEN E FËMIJËVE!
Asnjë forcë nuk është aq e madhe sa dashuria e prindërve ndaj fëmijës! Asnjë peshë nuk është më e madhe se sa fëmija e hendikepuar për prindërit.Të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara psiko-fizike kanë të drejtë ta shijojnë bukurin e botës shqisore,të ndërtohen në personalitete të fuqishme.Momenti më i lumtur në jetë është kur dikush do ta fitoj guximin për ta ndryshuar fatin e këtyre fëmijëve. I jap përkrahje morale vëllait Ergin Borova për ngritjen e inciativës për ndërtimin e një qendre për kujdesjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara psiko-fizike dhe mirënjohje kryetarit të komunës d-r Ramiz Merko për mirëpritjen e kësaj iniciative duke e siguruar parcelën për ndërtimin e kësaj qendre! U vendos vijadukti Strugë-Amsterdam,u vendos lidhja e idesë me realietin. Erginit i uroj sukses në marshutën e notimit Ohër-Strugë më 29.07.2021, si hap i parë në senzibilizimin e idesë për ndërtimin e kësaj qendre,e cila do të jetë “dritarja” e shpresës, për prindërit e këtyre fëmijëve! Koha do të vërtetojë se iniciativat e këtilla humane kanë vlerë të madhe morale sepse “yjet që ndriçojnë” do të jenë fëmijët e hendikepuar,aty do të dëgjohet zëri i tyre,aty lumturia e tyre do të jetë qëllimi më i lartë! Besoj se kjo qendër do të bëhet “tempulli i dashurisë”, i fëmijëve me aftësi të kufizuara, aty do tu kthehet vetëbesimi, do ta ndiejnë veten se janë të dobishëm, do ta kuptojnë se janë të dashur! Asgjë nuk shkëlqen më shumë,se gëzimi në sytë fëmijës! Sukses… -Muhamet Borova