Shtatëdhjetë përqind e të rriturve në Bashkimin Evropian kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.
Kështu ka njoftuar të martën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Bashkimi Evropian e ka mbajtur fjalën që e dha. Objektivi jonë ishte të imunizonim 70% të të rriturve në Bashkimin Evropian me të paktën një dozë të vaksinës deri në muajin korrik. Sot ne e kemi arritur këtë synim”, ka thënë ajo në një deklaratë.
“Këto shifra e vendosin Evropën në mesin e liderëve botërorë. Procesi ka qenë shumë i suksesshëm, por ne duhet të vazhdojmë përpjekjet akoma”, tha tutje ajo duke paralajmëruar se varianti Delta është shumë i rrezikshëm.