Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nëpërmjet rrjetit social Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen sa më shpejtë që është e mundur.
Ministri Filipçe mes tjerash shkruan se në Evropë dhe botë janë vendosur kufizimet për personat e pa vaksinuar kundër Covid-19.
“Vendet po paralajmërojnë qytetarët e tyre që të vaksinohen në mënyrë që të mos përballen me kufizime në funksionimin normal. U bëj apel të gjithë qytetarët të cilët ende nuk janë vaksinuar të vaksinohen sa më shpejtë që është e mundur. Vaksinat janë efikase dhe të sigurta, vetëm vaksinimi masiv mund t’i japë fund pandemisë globale të Covidit”, ka shkruan Filipçe.