Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.866 testime të realizuara, 26persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 8 pacientë të shëruar, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi korona.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.866 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.154 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.487 pacientë. Raste aktive në vend janë 225.