Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.760 teste të kryera janë regjistruar 4 raste të reja me Covid-19, transmeton Alsat. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë pacientë të shëruar, por fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.710 raste, prej të cilëve 150.073 janë shëruar, kurse 5.486 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 151 raste aktive me virusin korona.