Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.028 teste të kryera janë regjistruar 6 raste të reja me Covid-19, gjegjësisht nga dy raste në Shkup, Manastir dhe Kërçovë, transmeton Alsat. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë pacient i shëruar, por fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.706 raste, prej të cilëve 150.067 janë shëruar, kurse 5.486 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 153 raste aktive me virusin korona, 65 në Shkup, 17 në Manastir, 10 në Kumanovë, si dhe raste nëpër qytete tjera.