Fitneja dhe Risitë(Bid’atet)!
-Ne kemi caktuar për çdo popull rregulla fetare, sipas të cilave ata shkojnë, prandaj mos lejo kurrsesi që të diskutojnë me ty për atë çështje. Dhe thirri te Zoti yt! Sigurisht që ti je në rrugë të drejtë. Nëse ata grinden me ty, thuaju: “Allahu e di më së miri atë që bëni ju. Ai do të gjykojë në Ditën e Kijametit për kundërshtitë që keni pasur ndërmjet jush.”(El haxh,67-69)
“Çdo kohë që do të vijë më pas për ju do të jetë edhe më e keqe se ajo që shkoi, derisa të takoni Zotin tuaj”
(trans.Buhariu) Të dashur vëllezër dhe motra! Lutuni Allahut të na ruajë nga fitnet (sprovat, ngatërresat), të na ruajë nga sprovat që shkatërrojnë fenë, mendjen dhe trupin, që prishin çdo gjë të mirë!
Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Allahu i Bekuar dhe i Lartësuar tha: “Unë jam aq i pasur, saqë nuk kam nevojë për të pasur aleat (ortak). Prandaj kush e kryen një vepër për hir të dikujt tjetër duke e shoqëruar atë në adhurim me Mua do t’ia refuzoj adhurimin e tillë si dhe ortakun që ma ka bërë në atë vepër .”
-Pra ka ardhur koha që të flitet për Bidatet që na ndajnë nga njëri tjetri!